Vatra e Prehjes Tuaj
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


prehja.net
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Vetėvrasja nė Islam.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

Vetėvrasja nė Islam.  Empty
MesazhTitulli: Vetėvrasja nė Islam.    Vetėvrasja nė Islam.  Icon_minitimeFri May 27, 2011 1:58 pm

Vetėvrasje do tė thotė ti japėsh fund jetės me duart tuaja nė ēfarėdo mėnyre qoftė ajo. Vetėvrasja ėshtė ti mmarėsh jetėn trupit qė ia ka dhėnė Allahu xh.sh. Jetėn e ka dhuruar Allahu xh.sh dhe i vetmi qė ka tė drejtė ta marrė atė ėshtė po Allahu xh.sh.

Vetėvrasja ėshtė njė nga gjynahet e mėdha nė Islam. Vetėvrasja ėshtė njė gjynah mė i madh se varsja e dikuj tjetėr, pra nėse dikush vret njė person tjetėr vepron njė gjynah mė tė vogėl se tė vrasė veten. Pėr kėtė arsye dijėtarėt Islam kanė rėnė nė kundėrshtime nė lidhje me faljen e xhenazes sė atij qė vetėvritet. Ky kundėrshtim ekziston vetėm pėr vetėvrasėsin ndėrsa pėr vrasėsin nuk ekziston njė kundėrshtim i tillė, pra vrasėsit i falet xhenazeja.

Njė person i cili ka sado pak besim tek Allahu xh.sh nuk mund tė bėjė njė gjė tė tillė, jo nuk mund ta bėjė por as nuk mund ta mendojė njė gjė tė tillė sepse kjo vepėr nuk ėshtė vepėr njerėzore.

Mos lejimi i vetėvrasjes ėshtė e theksuar nė Kur’an dhe hadith.

Allahu xh.sh nė kuran thotė: “O ju qė besuat, mos e hani mallin e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, All-llahu ėshtė i mėshirueshėm pėr ju.”[1] Nė vėrset bashkė me vrasjen e njeriut pėrmend edhe punėt e tjera tė cilat quhen mosbindje ndaj Allahut xh.sh si ngrėnia e pasurisė sė tjerėve nė mėnyrė tė pa drejtė. Me kėto vepra tregon se njeriu shkatėrron jetėn e tij nė atė botė ku humbės del ai vetė.[2]

Amr b. El-As r.a ishte bėrė xhunub nė njė udhėtim, pėr shkak tė kohės shumė tė ftohtė nga frika se mos vdes nėse merr gusul me ujė tė ftohtė, merr tejemmum dhe u fal namazin udhėtarėve. Kjo ngjarje i shkon nė vesh Pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s thotė: “ Amri ka vepruar sipas vėrsetit qė pėrmendėm mė lart dhe e ka pėlqyer veprimin e tij.[3]

Pejgamberi a.s e ka theksuar nė shumė hadithe se vetėvrasja ėshtė gjynah i madh.

Pejgamberi a.s u thotė shokėve tė tij: “ Qendroni larg shtatė gjynaheve shkatėrruese pėr njeriun. Shokėt i thanė o i dėrguar kush janė kėto shtatė gjynahe? Pejgamberi a.s tha: “ Shirku ndaj Allahut xh.sh, vrasja dhe vetėvrasja, ngrėnia e pasurisė sė jetimit, arratisja nga lufta, shpifja pėr zina mbi gruan e ndershme.[4]

Nga kjo kuptojmė se besimtari nuk mund tė mashtrohet me njė vepėr tė tillė pėr shkak tė ndonjė fatkeqėsie qė i ka ndodhur apo pėr ndonjė problem tė kėsaj bote. Besimtari duhet tė jenė i vetėdijshėm se problemi mė i madh nė kėtė botė nuk ėshtė as sa problemi mė i vogėl nė botėn tjetėr. Duhet ta dijė se kjo botė ėshtė kalimtare ndėrsa bota tjetėr jo.

Vetėvrasja ka qenė e ndaluar edhe nė popujt e tjerė para popullit tė Muhammedit a.s.

Transmetohet nga Xhundub b. Abdullah se Pejgamberi a.s ka thėnė: “ Nė njėrin prej popujve para jush ka qenė njė burrė i plagosur. Nga dhimbja e madhe e plaqės nuk duron dot dhe pret krahun e vet. Nė momentin kur pret krahun fillon tė dalė gjak shumė dhe nga tretja e gjakut tė shumtė vdiq. Allah xh.sh pas kėsaj ndodhie thotė: Robi Im doli para Meje nė marrjen e shpirtit dhe Unė pėr kėtė arsye i bėra haram xhennetin atij.[5]

Nė luftėn e Hajberit Pejgamberi a.s kishte lajmėruar shokėt e tij pėr Kuzmanin i cili nė atė luftė kishte luftuar shumė dhe kishte sakrifikuar shumė se ai do tė hyjė nė xhehenem. Pas kėtij lajmi njėri nga shokėt e Pejgamberit a.s e ndjek Kuzmanin gjatė luftės dhe e shikon qė nga dhimbja e plagėve tė shumta nuk duron, hedh veten mbi shpatėn e tij dhe vdes.[6] Kur lajmėrohet Pejgamberi a.s pėr mėnyrėn e vdekjes sė Kuzmanit thotė: Midis njerėzve ka njerėz tė tillė qė nė pamje tė jashtme duken xhenetlinj nga veprat qė bėjnė por ata nė tė vėrtetė janė xhehenemlinj. Ka dhe nga ata njerėz qė duket sikur bėjnė vepra tė xhehenemlinjėve por ata nė tė vertetė janė xhenetlinj.[7]

Dėnimi i personit i cili ka vrarė veten nė xhehenem i jepet nė mėnyrėn e vetėvrasjes, nėse ai e ka vrarė veten duke e prerė me thikė, atėherė nė xhehenem do tė dėnohet nė atė mėnyrė. E kush e mbyt veten e tij nė kėtė botė nė ujė ose me litarė nė atė botė do tė denohet nė atė mėnyrė. Pejgamberi a.s thotė: “ Kush e mbyt veten nė ujė, e ka mbytur pėr tė hyrė nė xhenem. Kush e vret veten, e ka vrarė pėr tė hyrė nė xhehenem.[8]

Pejgamberi a.s thotė: “ Kush vret veten duke u hedhur nga lartėsia, ai ashtu do tė dėnohet pėrgjithmonė nė xhehenem. Kush vret veten duke pirė helm, ai ashtu do tė dėnohet nė xhehenem.[9]

Nė momentin kur ndodh problemi njeriu kujton se kjo botė bėhet e pa durueshme por kur kalon njė kohė pas kėsaj ngjarje njeriu arrin ta kuptojė se ai problem qė i ka ndodhur mė parė nuk ka qėnė dhe aq i pa durueshėm sa tė vetėvritet. Ēdo lloj probemi me kohėn kalon dhe lehtėsohet dhimbja e tij. Urtėsia e durimit nė momentin e fatkeqėsisė ėshtė qė njeriu pas njė kohe e kupton se nuk ka qėnė fundi i botės me ndhojen e atij problemi.

Besimtari nuk e lė veten tė shtypet nėn ndjenjen e pa shpresė ndaj zgjidhjes sė problemit ose tė zgjedhė vetėvrasjen si zgjidhje tė vetme tė problemit.

Shumica e dijetarėve nė lidhje me vetėvrasjen kanė rėnė nė njė mendim se personi qė vetėvritet nuk del nga feja, gjithashtu i falet edhe namazi i xhenazes. Imam Ebu Hanife dhe Imamėt e tjerė janė tė mendimit se vetėvrasėsit i falet xhenazeja por atė nuk e fal i pari i vendit, atė mund ta fali dikush tjetėr nga besimtarėt. Transmetohet se Pejgamberi a.s nuk ia ka falur xhenazen Kuzmanit i cili kishte vrarė veten me shpatė por dihet shumė mirė se shokėt e tij e kanė falur xhenazen e tij. Dhe Pejgamberi a.s nuk i ka ndaluar ata nga kjo vepėr.[10] Pejgamberi a.s mos faljen e xhenazes e ka bėrė qė ta dėnojė atė vepėr dhe tė tjerėt tė marrin mėsim nga kjo.[11] Pėr Kuzmanin edhe se ėshtė lajmėruar qė do jenė xhehenemli nuk ka ndonjė argument pėr qėndrimin e tij gjithmone nė xhehenem. Pėr kėtė arsye shpresohet qė pesroni i cili ėshtė vetėvrarė pasi tė vuaj dėnimin nė xhehenem tė hyjė nė xhenet. Por kjo ekziston nėse personi gjatė vetėvrasjes ka qenė besimtarė dhe kėsaj vepre nuk i ka besuar se ėshtė e lejuar. [12]

Sipas Imam Ebu Jusufit vetėvrasėsit nuk i falet xhenazeja vetėm nėse ai e ka bėrė kėtė nga njė dhimbje e madhe apo nga njė gabim i madh.


Pėrfundimisht trupi ėshtė amaneti mė i madh qė na dhėnė Allahu xh.sh neve, kėtė na duhet ta ruajm me shumė kujdes deri kur shpirti tė dalė nga trupi pa ndėrhyrjen e dorės sė njeriut. Pėr kėtė arsye njeriu duhet tė durojė shumė ndaj problemeve e fatkeqėsive ne jetė dhe ky ėshtė qellimi i Islamit.

[1] Nisa 29

[2] Ibni Kethir, Tefsirul Kur’anil Adhim Stamboll 1985,II, 235

[3] Ebu Davud, Tahare, 124; Ahmed b. Hanbel, IV, 203

[4] Buhari, Vesaja, 23, Hudud, Tib, 45; Muslim, Iman, 144

[5] Buhari, Enbija, 50

[6] Buhari, Kader, 5, Rikak, 33, Megazi, 38, Xhihad, 77; Muslim, Iman, 179; Kamil Miras, Texhrid-i Sarih, X, 266 268

[7] Buhari, Kader, 5, Rikak, 33; Muslim, Iman, 179

[8] Buhari, Xhenaiz 84

[9] Muslim, Iman, 175; Tirmidhi, Tib, 7; Nesai, Xhenaiz, 68, Darimi, Dijat, 10; Ahmed b. Hanbel, II, 254, 478

[10] El Xhevheretun-Nejjire 1/145, Fazilet Neshrijat,1978 Stamboll, Rahmet’ul Ummeh fi İhtilaf’il- eimme 68 Darul Kutub’il -Ilmijje 1995 Bejrut.

[11] el-Askalani, Bulugu'l Meram, pėrkthimi nė turqisht. A. Davudoglu, Stamboll 1970, II, 276-277

[12] Kamil Miras X, 270
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://prehja.albanianforum.net
 
Vetėvrasja nė Islam.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Jurisprudence-
Kėrce tek: