Vatra e Prehjes Tuaj
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


prehja.net
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Empty
MesazhTitulli: Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3    Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Icon_minitimeThu Jul 28, 2011 2:43 pm

H Y R J E

Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve! Salavati dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut, Muhammedin a.s., mbi as’habėt e ndershėm dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin udhėzimin e tij deri nė Ditėn e gjykimit.

Shkas i drejtpėrdrejtė pėr shkrimin tim tė kėsaj broshure NAMAZI I PEJGAMBERIT A.S NĖ DRITĖN E IXHTIHADIT TĖ MEDHHEBIT HANEFIJ, ėshtė dukuria qė disa njerėz tė cilėt hiqen se janė mirė tė udhėzuar nė shkencėn e “Hadithit” thonė: “Medhhebi hanefij nė njė numėr tė madh tė mes’eleve tė tij vjen nė kundėrshtim me hadithet e Pejgamberit a.s. dhe nė tė i jepet pėrparėsi kijasit (analogjisė) ndaj hadithit”.

Sidomos kanė drejtuar gjithfarė akuzash nė llogari tė fikhut tė imamit Ebu Hanife r.a. Nu’man ibn Thabit. Kėshtu kam dashur qė me shkrimin e kėsaj broshure, tė sqaroj se ajo qė kanė thėnė dhe qė konsiderojnė pėr medhhebin hanefij ėshtė e pavėrtetė dhe e pa bazė. Pikėrisht, ėshtė e kundėrta nė shumėēka nga ajo qė flitet pėr medhhebin hanefij. Si p.sh. hanefijtė madje i japin prioritet hadithit tė dobėt (daif) ndaj kijasit. Edhe hanefijtė sikur edhe medhhebet tjera si bazė dhe themel pėr medhhebin e tyre e marrin hadithi-sherifin. Allahu xh.sh. i ka shquar me dhunti tė veēantė pėr tė zbuluar si tė vihet deri te zgjidhja nga situatat gati pa rrugėdalje. Veēanėrisht ėshtė interesante situata kur kemi mė tepėr hadithe tė vėrteta sa pėr dukje kontradiktore rreth njė ēėshtjeje, nga e cila pak kush prej dijetarėve mund tė dalė me ndonjė zgjidhje tė pėrshtatshme, Ebu Hanifja nė situata tė tilla, s’e kishte shoqin. Me shkathtėsi e ka zbuluar tė ashtuquajturėn kontradiktė (tearud) iluzore. Pėrfaqėsuesit e medhhebeve tė tjera nganjėherė pėr shkak tė situatės sė tillė tė paqartė i kanė hedhur poshtė hadithet, qė nuk ėshtė rasti me medhhebin hanefij. Lirisht mund tė thuhet pėr hanefijtė, se madje, mė tepėr nga dijetarėt tjerė e kanė pėrdorur hadithin.

E lus Allahun xh.sh. qė kėtė vepėr tė ma bėjė tė sinqertė nė emėr tė Tij dhe t’ua ndriēojė rrugėn atyre qė e kanė humbur ate. Amin!

Abdul-Wehhab El-Meshhedaniī

IMAM EBU HANIFE – NU’MAN IBN THABIT ( 80 – 150 h.)

Ebu Hanifja – tabiīn:

Te shumica e muhaddithėve, tabiīj konsiderohet ai i cili e ka parė dhe ėshtė takuar sė paku me njė sahabij. Nuk kushtėzohet qė dikush tė jetė shoqėruar me tė apo tė ketė pėrcjellur ndonjė transmetim (hadith, haber etj.).

Imam Ebu Hanifja pa dyshim i takon gjeneratės sė tabiīnėve, kėshtu qė mund tė thuhet se edhe ndaj tij vlen mesazhi i Allahut xh.sh. nė ajetin:

وَ السَّابِقُونَ اْلأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهاَجِرِينَ وَ اْلأَنْصاَرِ وَ الَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْساَنٍ رَضِىَ اللهُ عَنْهُمْ وَ رَضُوا عَنْهُ …

“ Allahu ėshtė i kėnaqur me tė hershmit e parė prej muhaxhirėve (migruesve) dhe prej ensarėve (vendasve ndihmėtarė) dhe prej atyre qė i pasuan ata me punė tė mira, e edhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij…”. (Et-Tevbe, 100).

Imam Ali El-Kari’ nė veprėn e tij “Tabekat” ka thėnė: “Ėshtė vėrtetuar se Ebu Hanifja i ka parė disa as’habė, ndėrsa pėr faktin e transmetimit tė tij tė haditheve prej tyre ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn dijetarėt kanė mendime tė ndryshme. Dominon mendimi (raxhih) se ai prej disa as’habėve drejtpėrdrejt ka dėgjuar hadithe”.

Transmeton Abdullah ibn Xhafer Err-Rrazi Ebu Ali El-Imami nga Ebu Jusufi: “E kam dėgjuar Ebu Hanifen ka thėnė: “E kam kryer haxhxhin me babain tim vitin 96-tė. Unė kisha atėherė 16 vjet. E kam parė njė plak rreth tė cilit ishin tubuar njerėzit. E pyeta babain: “Kush ėshtė ky plaku?” Babai tha: “Ai ėshtė njeriu qė ėshtė shoqėruar me Pejgamberin a.s. – quhet Abdullah ibn Harith ibn Xheziī. Pyeta mė tutje: “Ēka ka tek ai qė rreth tij janė mbledhur njerėzit?” Babai u pėrgjigj: “Ai di hadithe tė cilat i ka dėgjuar nga Pejgamberi a.s.”. Iu luta babait tė mė afrojė tė dėgjoj. Mė afroi tek ai, kurse babai m’i largonte njerėzit ashtu qė munda tė shoh dhe tė dėgjoj mirė. Thoshte: “I dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush nė fe e mėson fikhun, Allahu xh.sh. do t’ia largojė ēdo brengė dhe do ta furnizojė prej nga nuk shpreson”.

Havarizmi ka thėnė: “Prej cilėsive dhe virtyteve tė cilat e kanė stolisur Ebu Hanifen, nė tė cilat asnjėri nga themeluesit e medhhebeve nuk ėshtė barazuar me tė, ėshtė fakti se drejtpėrdrejt ka transmetuar hadithe nga as’habėt e Pejgamberit a.s. Tė gjithė dijetarėt nė kėtė aspekt pajtohen edhe pse ekzistojnė mendime tė ndryshme se prej sa as’habėve ka transmetuar”.

Nėse dikush edhe pas kėsaj e mohon faktin e pėrkatėsisė sė tij gjeneratės sė tabiīnėve, atėherė ai, ose ėshtė injorant i madh, ose kundėrshtar zemrak kokėfortė.

EBU HANIFJA – DIJETARI MĖ I MADH I KOHĖS SĖ TIJ

Mekiī ibn Ibrahimi me njė rast e ka pėrmendur Ebu Hanifen dhe ka thėnė: “ Ebu Hanifja ka qenė dijetari mė i madh i kohės sė tij”.

Ky Mekiī ibn Ibrahim ka qenė dijetari i njohur para tė cilit ka mėsuar shkencėtari mė i madh i hadithit imam Buhariu r.a. Shumica e haditheve nė tė cilat pėrmenden tre ravij (transmetues) janė transmetime nė tė cilat pėrmendet emri i Mekiī ibn Ibrahimit.

Transmetohet se ibn Mubareku ka thėnė: “E kam parė Hasan ibn Ammareh se si e ka kapė Ebu Hanifen pėr krahu dhe i ka thėnė: “Pasha Allahun, nuk e kemi pritur (takuar) askė qė flet nė mėnyrė mė tė pėrkryer mbi fikhun se sa ty, e as qė jep pėrgjigje mė precize se ti. Ti je personaliteti kulminant pėr tė cilin kanė folur nė kohėn tėnde e qė nuk je mbrojtur. Pėr ty kanė mundur tė flasin vetėm nga xhelozia”.

Transmeton El-Hatibi nga Muhammed ibn Seiīd el-Katibi se ka thėnė: “E kam dėgjuar Abdullah ibn Davud el-Hurejbij duke thėnė: “Pjesėtarėt e Islamit do tė duhej t’i bėjnė dua Ebu Hanifes nė namazet e tyre”. Pastaj ka thėnė: “E ka njohur fikhun dhe hadithin si pakkush”. Kėtė e ka shėnuar Sujutiu nė veprėn “Tebjidu Suhufijje”, fq. 17-25. U mor nga pjesa hyrėse e veprės I’lau Sunen).

LAVDATAT E MUHADDITHINĖVE PĖR EBU HANIFEN R.A.

Transmeton El-Hatibi nga Muhammed ibn Bishri, e ky te muhaddithėt ėshtė i besueshėm (thika) hafidh. Nga ai ka transmetuar Ali ibn El-Medini dhe Is’hak ibn Ravejh, Ebu Davudi ka thėnė: “Ebu Hanifja ėshtė mė i njohuri nė Kufe pėr nga fuqia e tė mbajturit nė mend”

Kėtė e ka theksuar edhe Hafidhi nė “Tehdhib”. Ka qenė edhe nxėnės te Ebu Hanifja. Ka thėnė: “Kam shkuar nė ligjėrata te Ebu Hanifja dhe Sufjani. Kur vinte Ebu Hanifja mė pyeste: “Prej nga po vjen?” I thoja: “Prej Sufjanit”. Atėherė tha: “Ke ardhur nga njeriu, sikur tė paraqiteshin Alkame dhe El-Esvedi, do tė kishin nevojė pėr njeriun me dituri i rangut tė tij. Kur shkoja te Sufjani mė pyeste: “Prej nga po vjen?” I thoja: “Prej Ebu Hanifes r.a.”. Ai ma kthente: “Ke ardhur nga fakihu mė i dijshėm nė rruzullin tokėsor”. (Tebjidus-sahife nga Sujutiu, fq. 16-17)

Muhammed ibn Muzahimi ka thėnė: “E kam dėgjuar Ibn Mubarekun duke thėnė: “Po tė mos mė ndihmonte Allahu xh.sh. me Ebu Hanifen dhe Sufjanin, do tė isha si njerėsit tjerė tė rėndomtė”. (Ibid)

Transmeton Rebia se imam Shafiu ka thėnė:“Njerėzit kanė nevojė pėr fikhun e Ebu Hanifes r.a.”. (Tehdhibu - tehdhib)

Ebu Neim ka thėnė: “Ebu Hanifja ėshtė mjaftė i thellė nė ēėshtjet e fikhut”. (Ebu Neimi ka qenė mėsues i Buhariut)

Jahja ibn Muajen ka thėnė: “E kam dėgjuar Jahja ibn Seid el-Kattanin duke thėnė: “Betohemi nė Allahun se nuk kemi dėgjuar qė dikush flet mė bukur dhe mė drejtė se Ebu Hanifja r.a. I kemi pranuar shumicėn e mendimeve tė tij”. (Tehdhibu – tehdhib, 10/450)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://prehja.albanianforum.net
Admin
Admin



Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Empty
MesazhTitulli: Re: Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3    Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Icon_minitimeThu Jul 28, 2011 2:44 pm

NAMAZI I PEJGAMBERIT A.S. SIPAS MEDHHEBIT HANEFIJ

بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit

صَلُّوا كَمَا رَأَيْتُمُونِي أُصَلِّي

“ Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur!”

(Hadith)

I dėrguari i Allahut Muhammedi a.s., kur hynte nė namaz, sė pari e bėnte nijjet (vendoste), cilin namaz do ta falė. Pastaj sė pari i ngriste duart, tė kthyera me shuplaka kah kibla dhe e shqiptonte Allahu ekber. E prekte me maje tė gishtrinjėve tė mėdhenj, me pjesėn e brendshme, pjesėn e butė tė veshėve. Me rastin e ngritjes sė duarve, gishtat e duarve pak i hapte por jo plotėsisht. As nuk i ka hapur plotėsisht e as nuk i ka shtrėnguar njėri pėr tjetrin. I ka mbajtur nė gjendjen normale. Shuplakat e duarve i kthente nė drejtim tė kiblės.

Pastaj e lidhte dorėn e tij tė djathtė mbi nyjen e dorės sė majtė, duke i mbėshtetur nė pjesėn e pėrparme tė trupit, nėn kėrthizė. Brendinė e shuplakės sė djathtė e mbėshtette nė pjesėn e jashtme tė dorės sė majtė, ashtu qė e mbėshtillte nyellin e dorės sė majtė me shuplakėn e djathtė, duke e lidhur me gishtin e vogėl dhe tė madh. Pastaj lexonte: “Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebareke smuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke.” Atėherė poashtu nė vetvete do ta lexonte eudhubil-lahin dhe bismil-lahin. Pastaj Fatiha-nė dhe pas saj njė sure ose tri ajete nga sureja qė ka dėshiruar. Pas leximit tė Fatiha-sė nė vetvete (jo me zė) thonte amin. Pastaj shqiptonte tekbirin dhe bėnte ruku’ (pėrkuljen). Me shuplaka i kapte kapakėt e gjunjve ashtu qė gishtat pak i mbante tė hapur. E rrafshonte shpinėn duke mos lėshuar as ngritur kokėn. Tri herė thoshte: “Subhane rabbijel-adhim” – ky ėshtė numri mė i vogėl tė cilin e shqiptonte. Pastaj duke u drejtuar nė pozitėn nė kėmbė thoshte: “Semiall-llahu limen hamideh”, vetėm kėtė. Kur tė drejtohej nė pozitėn nė kėmbė shqiptonte: Rabbena lekel-hamdu” dhe tekbir dhe pastaj do tė bėnte sexhde. Nuk i ka ngritur duart. Sė pari i ka lėshuar gjunjtė nė tokė, pastaj duart, pastaj ballin, dhe atė nė tokė ndėrmjet shuplakave tė tij. E ēitte shpinėn dhe e ndante stomakun prej kofshave. Nė sexhde i shqiptonte sė paku tri herė: “Subhane rabbijel-e’ala”. Pastaj e ngrinte kokėn nga sexhdeja e parė, ulej nė pozitė tė drejtė dhe nganjėherė nė kėtė qėndrim tė shkurtėr ndėrmjet dy sexhdeve lexonte : “Rabbi gfir verhamni vexhburni verfe’ni verzukni vehdini”. Ulej nė kėmbėn e majtė, kurse tė djathtėn e drejtonte. Kur qetėsohej nė atė pozitė dhe kur tė qetėsohej secili organ i trupit tė tij, e shqiptonte tekbirin dhe e bėnte sexhden e dytė. Pasi ta kryente sexhden e dytė, ngritej me maje tė kėmbėve (shputave), nuk ulej e as nuk mbėshtetej me duar nė tokė gjatė ngritjes, vetėm mbėshtetej nė gjunjė.

Nė atė mėnyrė vepronte edhe pėr rekatin e dytė, me fjalė dhe vepra, por duke mos i ngritur duart me rastin e tekbirit, as nuk e ka lexuar eudhubil-lahin. Duart i ngritte vetėm gjatė tekbirit fillestar.

Kur e ngriste kokėn nga sexhdeja e dytė nė rekatin e dytė, e shtrinte kėmbėn e majtė dhe ulej nė tė. Shputėn e kėmbės sė djathtė e drejtonte nė majė tė gishtrinjėve, tė kthyer kah kibla. Duart i vinte nė gjunjė (kofsha) dhe lexonte “Ettehijjatu lil-lahi vessalavatu ve ttajjibatu esselamu alejke ejjuhennebijju ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, esselamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin. Eshhehu en la ilahe il-lallahu ve eshhedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu”. Nė uljen e parė Muhammedi a.s. nė kėtė lexim nuk shtonte asgjė.

Muhammedi a.s. kur e lexonte Ettehijjatu dhe vinte deri te Eshhehu en la ilahe , e shtrėngonte grushtin e dorės sė djathtė dhe e shtrinte gishtin tregues, kurse gishtin e mesėm e ngjitte me tė madhin. Gishtin tregues e ngriste lartė te fjalėt en la ilahe (dhe dėshmoj se nuk ka zot) – kurse e lėshonte te shqiptimi i fjalėve il-lallahu (pėrveē Allahut).

Muhammedi a.s e ka mbajtur gishtin tregues nė pozitėn e drejtė dhe nuk e kthente nė rreth. Shiqimi nuk i tejkalonte pėrtej gishtit tregues.

Muhammedi a.s asgjė nuk i shtonte kėsaj qė u theksua pėr uljen e parė, kur e pėrfundonte teshehhudin nė mes tė namazit, ngritej nė rekatin e tretė. Me duar nuk ėshtė mbėshtetur pėr toke gjatė ngritjes. Nė dy rekatet e fundit (nė namazet katėrrekatėshe) e lexonte vetėm Fatiha-nė.

Kur ulej nė fund tė namazit Alejhisselami ulej sikur qė ulet nė uljen e parė, i lexonte salavatet , kėrkonte falje (istigfar) pėr vete, pėr prindėrit e tij, pėr besimtarėt e besimtaret dhe pastaj do tė lexonte lutjet qė janė pėrfshirė nė Kitab dhe Sunnet. Lexonte duatė qė i pėrngjajnė pėrmbajtjes kur’anore, e nuk lutej me fjalė qė i pėrngjajnė tė folurit tė njerėzve.

I Dėrguari i Allahut kur tė pėrfundonte me leximin e lutjeve pas teshehhudit, jepte selam nė anėn e djathtė me kėto fjalė: Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi, e po kėshtu ka vepruar edhe duke dhėnė selam nė anėn e majtė.

(Pėrkthim i veprės: “Kejfijjetu salatin-nebijji ala dav ixhtihadi medhhebil-hanefijj”, Abdul-Wehhab el-Meshhedani, fq. 15-19).

PĖRGATITJET PĖR NAMAZ

Para se tė fillohet me faljen e namazit nevojitet tė kryhen pėrgatitjet vijuese:

1. Tė jetė i pastėr trupi, petkat dhe vendi ku do tė falemi.

Kėtu para sė gjithash nėnkuptohet se nė trup, nė petka apo nė vendin ku do tė falemi, nuk guxon tė ketė kurrfarė lloji tė ndytėsisė. Nė ndytėsira numėrohen: alkooli, gjaku, produktet e derrit etj. Nėse diēka nga tė pėrmendurat gjendet nė trup, nė petka apo nė vendin e faljes, atėherė me ato raste nuk mund tė falet namazi. P.sh. nėse dikush parfumoset me aromė qė pėrmban alkool, ai si i tillė nuk mund tė falet, sepse nė vete ka papastėrti

2. Tė merret abdest dhe sipas nevojės tė pastrohemi (tė lahemi)

Abdesti ėshtė pastrim ritual fetar i cili merret para faljes sė namazit, leximit tė Kur’anit dhe sjelljes rreth Qabes (tavaf).

Abdesti ka katėr farze:

1. Larja e fytyrės njė herė.

2. Larja e duarve deri pas bėrrylave.

3. Mes’hi (fėrkimi me dorė tė lagur) mbi kokė.

4. Larja e kėmbėve deri te zokthi.

Tė gjitha tė pėrmendurat farz ėshtė tė lahen nga njė herė. Tė tjerat qė kryhen si pjesė pėrbėrėse tė abdestit janė sunnete. Dhe ato kryhen me kėtė renditje:

Larja e duarve deri te nyjet (e shuplakave) tri herė. Pastaj lahet goja dhe hunda nga tri herė. Pastaj lahet fytyra tri herė, duart deri pas bėrrylave tri herė, mes’h mbi kokė njė herė, fėrkimi i qafės deri pas veshėve njė herė dhe larja e kėmbėve deri te zokthi tri herė. Mirė ėshtė qė pas marrjes sė abdestit tė lexohet sureja Kadr. (Inna enzelnahu fi lejletil-kadri).

Abdesti merret me ujė tė pastėr. Nė rastet kur nuk ka ujė, atėherė merret tejemum. Ē’ėshtė tejemumi? Tejemumi ėshtė pastrim simbolik me dhé tė pastėr tė terur apo edhe me lėndė a sende tė ndėrtuara prej dheu.

Tejemumi ka tri sharte:

1. Nijjeti (vendosja).

2. Fėrkuarja e fytyrės me shuplaka pasi tė kemi fėrkuar dheun e terur e tė pastėr apo objektin nga dheu.

3. Fėrkuarja e duarve deri pas bėrrylave pasi tė kemi fėrkuar me shuplaka dheun e terur e tė pastėr apo objektin nga dheu.

Tejemumi e zėvėndėson abdestin dhe larjen.

Sa i pėrket larjes fetare, ajo ėshtė e detyrueshme nė situatat vijuese:

Pas marrėdhėnies intime tė burrit dhe gruas.

Pas polucionit nė ėndėrr.

Pas kalimit tė larjes mujore te gratė – menstruacioni (hajd).

Pas lindjes sė gruas (nifas).

Kėto janė situatat nė tė cilat parashihet larja e detyrueshme (gusl). Qė larja fetare tė jetė e vlefshme duhet tė plotėsohen kėto kushte-sharte:

1 Larja e gojės dhe e fytit.

2. Larja e brendisė sė hundės.

3. Larja e tėrė trupit qė askund tė mos mbetėt i terur.

Muslimani dhe muslimanja duhet gjithmonė tė jenė tė pastėr qė tė mund tė bėjnė ibadet.

3. Veshja sipas dispozitave dhe nė mėnyrė tė hieshme.

Meshkujt janė tė detyruar ta mbulojnė trupin prej belit deri nėn gjunjė. Pjesa e trupit prej nėnbelit deri nėn gjunjė konsiderohet avret. Mirė ėshtė qė tė jenė tė veshur nė rregull dhe si ka hije. Mirėpo, namazi do tė jetė i rregullt nėse dikush nė namaz e mbulon atė pjesė qė quhet avret. Gruaja muslimane ėshtė e detyruar ta mbulojė tėrė trupin pėrveē fytyrės dhe shuplakave. Vetėm me veshje tė kėtillė ajo ėshtė e gatshme pėr namaz. Kjo ėshtė veshje e obligueshme pėr gruan muslimane edhe jashtė namazit nėse paraqitet para njerėzve, tė cilėt nuk i ka tė familjes sė ngushtė. Rrobat nuk guxojnė tė jenė tė ngushta, tė tejdukshme, tė papastėrta. Posaēėrisht, pėr namaz duhet zgjedhur rrobat mė tė bukura qė janė nė dispozicion.

4. Njohja e kohėve tė namazit dhe falja e namazit me kohė.

Secili namaz e ka kohėn e tij tė caktuar nga ana e Allahut xh.sh.. Ja pasqyra e kohėve tė namazit:

SABAHU: Nga agimi deri nė lindje tė diellit.

DREKA: Kur dielli e kalon mesin e qiellit.

IKINDIA: Kur hija e njė objekti rritet pėr dy herė nė krahasim me madhėsinė e saj kur dielli ka qenė nė zenit.

AKSHAMI: Kur tė perėndojė dielli.

JACIA: Kur tė bjerė plotėsishtė errėsira nė tokė.

Asnjė namaz nuk mund tė falet para hyrjes sė kohės sė tij. Nėse dikujt i kalon koha e namazit, ai ėshtė i obliguar atė namaz ta falė mė vonė.

5. Tė kthyerit kah kibla- Qabeja.

6. Nijjeti – tė vendosurit me zemėr se cili namaz falet.

Ėshtė obligim-farz qė nijjeti tė bėhet me zemėr, ndėrsa shqiptimi i nijetit me fjalė ėshtė mustehab (e rekomanduar) te shumica e dijetarėve pėrveē malikijve dhe selefijve tė cilėt “shqiptimin e nijjetit me gjuhė e konsiderojnė bid’at – novatori.” Shkencėtarėt e medhhebit hanefij thonė se shqiptimi me gjuhė i nijjetit nuk ėshtė praktikė e Muhammedit a.s., por ėshtė praktikė e shkencėtarėve tė mėvonshėm, dhe kjo konsiderohet mustehab – veprim i rekomanduar, sepse kur dikush edhe me gjuhė e konfirmon nijjetin e zemrės mė lehtė do t’i largojė vesveset e shejtanit (mendimet e kėqija). Autori i veprės hanefite “El-Ihtijar” thekson se shqiptimi i nijjetit me fjalė ėshtė sunnet dhe mustehab. Gjithashtu pėr kėtė thekson dr. Wehbe Zuhejli nė Fikhul-islamij, fq. II-613, si dhe autori i veprės “Fikh ala medhahibil-erbeati”, I, fq. 190. Nėse dikush e lė nijjetin me gjuhė e kėtė e ka bėrė me zemėr namazi do tė jetė i vlefshėm por ėshtė mė mirė qė nėse nijjetin e zemrės e vėrteton edhe me gjuhė.

Nėse lėshohet cilado nga pėrgatitjet e obligueshme tė namazit tė cilat i theksuam dhe nėse e falė namazin, namazi i tillė do tė jetė i prishur dhe duhet falur pėrsėri me kompensimin e asaj qė ėshtė lėshuar. Andaj besimtarėt dhe besimtaret duhet tė kenė kujdes qė t’i kryejnė tė gjitha pėrgatitjet e theksuara para se tė hyjnė nė namaz.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://prehja.albanianforum.net
Admin
Admin



Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Empty
MesazhTitulli: Re: Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3    Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Icon_minitimeThu Jul 28, 2011 2:44 pm

PESĖ NAMAZET E OBLIGUARA

Allahu xh.sh. ummetin e Muhammedit a.s. e ka obliguar me 50 namaze tė domosdoshme gjatė ditės dhe natės. Sipas kėshillės sė Musait a.s. drejtuar Pejgamberit tonė se ummeti i tij nuk mund tė pėrballojnė kėtė, Muhammedi a.s. kėrkon lehtėsim nga Allahu xh.sh. Allahu xh.sh. i jep lehtėsim ummetit tė Muhammedit a.s. dhe ia zbret prej 50 nė 5 namaze. Me gjithė premtimin se Allahu xh.sh. atyre qė do t’i kryejnė 5 namazet do t’u japė shpėrblim si t’i ketė falur 50. Kjo na ėshtė e ditur nga hadithi mbi miraxhin e Muhammedit a.s., me ē’rast dhe ėshtė urdhėruar obligueshmėria e namazit. Namazi i parė i obliguar tė cilin e ka falur Pejgamberi a.s. pas miraxhit ėshtė namazi i drekės.

Pesė namazet tė cilat duhen falur gjatė ditės dhe natės janė:

Salatul- fexhri – NAMAZI I SABAHUT.

Salatudh-dhuhri – NAMAZI I DREKĖS.

Salatul- asri – NAMAZI I IKINDISĖ.

Salatul- magribi – NAMAZI I AKSHAMIT.

Salatul- ishai – NAMAZI I JACISĖ.

Tabela 1.

Namazi


Nr. i

rekateve


Farzet


Sunnetet


Sunnet i

mbramė


Vitri

SABAHU


4


2


2


/


/

DREKA


10


4


4


2


/

IKINDIA


8


4


4


/


/

AKSHAMI


5


3


2


/


/

JACIA


13


4


4


2


3

REKATET FARZE

Rekatet farze janė tė detyrueshme. Pėr to secili njeri do tė japė llogari para Allahut xh.sh. Ato janė si vijon:

Farzi i sabahut, 2 rekate.

Farzi i drekės, 4 rekate.

Farzi i ikindisė, 4 rekate.

Farzi i akshamit, 3 rekate.

Farzi i jacisė, 4 rekate.

Kėto gjithsej janė 17 rekate farz gjatė ditės dhe natės.

REKATET SUNNETE

Kėto janė rekate nafile, vullnetare tė namazit, tė cilat nėse dikush i falė do tė ketė shpėrblim tė posaēėm nga Allahu xh.sh. Kėto janė rekatet tė cilat Pejgamberi a.s. i ka falė dhe pjesėtarėve tė tij ua ka rekomanduar qė t’i falin. Ata tė cilėt e duan dhe e ndjekin Pejgamberin a.s., ata me dashuri i falin rekatet sunnete tė secilit namaz.

Kėto rekate vullnetare (nafile) tė namazit nė medhhebin hanefij ndahen nė dy grupe:

1. Sunnete dhe

2. Mendube.

SUNNETET E PĖRFORCUARA

Me sunnet nėnkuptohen ato rekate nafile tė cilat Pejgamberi a.s. i ka falur rregullisht dhe gati kurrė nuk i ka lėnė.

Ato janė:

1. Dy rekate tė namazit tė sabahut para farzit. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Dy rekate tė sunnetit tė sabahut janė mė tė vlefshme se e gjithė dunjaja dhe ēka ka nė te.” (Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu)

2. Katėr rekate para farzit tė drekės.

Transmeton h. Aisheja r.a. se Pejgamberi a.s. asnjėherė nuk i ka lėshuar 4 rekate para farzit tė drekės si dhe dy rekate para farzit tė sabahut. (Buhariu)

Tabela 2.

NAMAZI I SABAHUT


SUNNETI


FARZI

Rekati i parė: Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sureja.

Rekati i dytė:Bismil-lahi, Fatiha, sureja.


Rekati i parė: Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i dytė:Bismil-lahi, Fatiha, sure.

NAMAZI I DREKĖS


SUNNETI


FARZI

Rekati i parė: Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i dytė:Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i tretė:Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i katėrt:Bismil-lahi, Fatiha, sure.


Rekati i parė: Subh., E udhu bil., Bism., Fat., sure.

R. II: Bism., Fat., sure.

R. III: Bism., Fatiha,

R. IV: Bism., Fatiha.

SUNNETI I MBRAMĖ

Rekati I: Subh., E udhu bil., Bism., Fat., sure.

Rekati i II: Bism., Fatiha., sure.

NAMAZI I IKINDISĖ


SUNNETI


FARZI

Rekati i parė:

Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i dytė:

Bismil-lahi, Fatiha, sure. Rekati i tretė: Subh. Eudhu, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i katėrt: Bismil-lahi, Fatiha, sure.


Rekati i parė:

Subh., E udhu bil., Bism., Fat., sure.

Rekati i dytė:

Bism., Fatiha., sure.

Rekati i tretė: Bismil-lah, Fatiha,

Rekati i katėrt:

Bismil-lah, Fatiha,

NAMAZI I AKSHAMIT


FARZI


SUNNETI

Rekati i parė:

Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i dytė:

Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i tretė: Bismil-lahi, Fatiha.


Rekati i parė:

Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i dytė:

Bismil-lahi, Fatiha, sure.

NAMAZI I JACISĖ



SUNNETI


FARZI

Rekati i parė:

Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i dytė:

Bismil-lahi, Fatiha, sure. Rekati i tretė: Subh. Eudhu, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati i katėrt: Bismil-lahi, Fatiha, sure.


Rekati i parė:

Subh., E udhu bil., Bism., Fat., sure.

Rekati i dytė:

Bism., Fatiha., sure.

Rekati i tretė: Bismil-lah, Fatiha,

Rekati i katėrt:

Bismil-lah, Fatiha,

SUNNETI I MBRAMĖ


VITRI

Rekati I: Subh., E udhu bil., Bism., Fat., sure.

Rekati i II: Bism., Fatiha., sure.



Rekati i parė: Subhaneke, E udhu bil-lahi, Bismil-lahi, Fatiha, sure.

Rekati II: Bism., Fatiha, sure.

Rekati III: Bism., Fatiha, sure, duaja e kunutit.

3. Dy rekate pas farzit tė drekės (sunnet i mbramė).

4. Dy rekate pas farzit tė akshamit.

5. Dy rekate pas farzit tė jacisė.

Muhammedi a.s. ka thėnė: “Kush i falė 12 rekate (namaze vullnetare) gjatė ditės dhe natės, Allahu xh.sh. do t’i ndėrtojė shtėpi nė xhennet; katėr rekate para farzit tė drekės, dy pas farzit, dy rekate pas farzit tė akshamit, dy pas farzit tė jacisė dhe dy para farzit tė sabahut.” (Tirmidhiu)

SUNNETET E PAPĖRFORCUARA (GAJRU MUEKKEDE) OSE MENDUBET

Kėto sunnete Pejgamberi a.s.mė shumė i ka falur, por nganjėherė edhe i ka lėshuar. Ato janė:

1. Katėr rekate para farzit tė ikindisė.

Muhammedi a.s. ka thėnė: “Do ta mėshirojė Allahu xh.sh. atė njeri i cili i falė katėr rekate para farzit tė ikindisė.” (Ahmedi, Ebu Davudi dheTirmidhiu)

2. katėr rekate para farzit tė jacisė.

Transmeton h. Aisheja r.a. se Pejgamberi a.s. i ka lėshuar 4 rekate para farzit tė jacisė. (Ahmedi, Ebu Davudi dhe En-Nesaiu)

FARZET E NAMAZIT

SIPAS MEDHHEBIT HANEFIJ

Ato janė gjashtė dhe atė:

1. Iftitah tekbir – duke qenė nė kėmbė tė shqiptohet tekbiri fillestar nė namaz.

2. Kijam – qėndrimi nė kėmbė.

3. Kiraet – leximi i Kur’anit nė namaz.

4. Rukuu – pėrkulja-kėrrusja e shpinės nė namaz.

5. Suxhud – sexhdja.

6. Ka’dei ehire – qėndrimi ulur nė namaz.

Pėr tė qenė namazi i vlefshėm, patjetėr duhet tė kryhen kėto gjashtė farze. Nėqoftėse ndonjėri prej kėtyre farzeve lėshohet, namazi ėshtė i prishur. (Fikhul-islamijj ve edil-letuhu, fq. 1/623)

VAXHIBET E NAMAZIT SIPAS MEDHHEBIT HANEFIJ

Ato janė 18. Nėse lėshohet ndonjė vaxhib, ai mund tė kompensohet me kryerjen e sehvi sexhdes, nėse dikush e ka lėshuar vaxhibin me harresė, ndėrsa nėse vaxhibi ėshtė lėshuar me qėllim, atėherė namazi ėshtė i prishur dhe duhet tė pėrseritet.

Vaxhibet e namazit janė:

1. Tė fillohet namazi me fjalėt “Allahu ekber”.

2. Leximi i Fatihas nė secilin rekat.

3. Leximi i sures pas Fatihas ose leximi i ajetit i cili pėrmban sė paku 30 shkronja.

4. Leximi i sures pas Fatihas nė rekatin e parė dhe tė dytė tė namazit farz.

5. Qė Fatiha tė lexohet para sures.

6. Tė vehet hunda dhe balli nė sexhde.

7. Tė kihet kujdes nė renditjen e veprimeve qė kryhen nė namaz.

8. Qetėsimi nė disa pjesė tė namazit siē ėshtė rukuja, sexhdeja, ulja etj.

9. Ulja e parė nė namazet prej tri dhe katėr rekatėshe.

10. Leximi i ettehijjatit nė uljen e parė deri te shehadeti.

11. Leximi i ettehijjatit nė uljen e fundit nė namaz.

12. Ngritja nė rekatin e tretė menjėherė pas teshehudit, e nėse dikush e vazhdon leximin e salavatit duhet tė bėjė sehvi sexhde.

13. Shqiptimi i fjalės “selam” gjatė dhėnies sė selamit, pa “alejkum ve rahmetullahi”, e cila ėshtė sunnet.

14. Leximi i imamit me zė nė namazet; farz tė sabahut, dy rekatet e para tė farzit tė akshamit dhe jacisė (qoftė edhe nėse i falė namaze tė kaluara), pastaj nė xhuma, nė bajram, nė teravih dhe nė namaz tė vitrit (nė Ramazan), sepse kėtė Pejgamberi a.s. kėtė rregullisht e ka bėrė.

15. Leximi i imamit nė vetvete nė farze tė namazit tė drekės dhe tė ikindisė.

16. Duaja e kunutit nė namazin e vitrit.

17. Tekbirėt nė namazin e bajramit (gjashtė tekbire).

18. Qė muktedijtė tė heshtin dhe ta ndjekin imamin nė namazet me xhemat.

VEPRIMET QĖ E PRISHIN NAMAZIN

1. Ēfarėdo tė folur nė namaz.

2. Tė qeshurit ose tė vajtuarit me zė nė namaz.

3. Ngrėnia e diēkahit nė namaz.

4. Tė kthehet gjoksi (nė drejtim tjetėr e jo) nga kibla nė namaz.

5. Tė bėhen veprime tė pazakonshme nė namaz, ashtuqė nėse dikush nga anash shiqon, do tė mendojė se personi nė fjalė nuk ėshtė nė namaz (p.sh. nėse kruhemi tri herė pandėrprerė nė njė vend).

6. Prishja e abdestit.

7. Para hohe me qėllim nėse jepet selam.

8. Tė shkohet pėrpara sa janė dy safė.

9. Qėndrimi baras me gruan nė njė saf.

10. Lėshimi i cilitdo rukėn (farz) tė namazit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://prehja.albanianforum.net
Admin
Admin



Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Empty
MesazhTitulli: Re: Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3    Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Icon_minitimeThu Jul 28, 2011 2:45 pm

SUNNETET E NAMAZIT SIPAS MEDHHEBIT HANEFIJ

1. Ngritja e duarve gjatė tekbirit fillestar pėr meshkujt deri te veshėt, kurse pėr femrat deri nė lartėsi tė supėve (krahėve).

2. Mbajtja e gishtave nė gjendje normale, as tė shtrėnguar e as shumė tė hapur.

3. Qė muktediu ta harmonizojė tekbirin fillestar me atė tė imamit.

4. Vendosja e dorės sė djathtė mbi tė majtėn nėn kėrthizė – pėr meshkujt, kurse nė gjaks pėr femrat.

5. Leximi i subhanekes.

6. Leximi i Eudhubil-lahit.

7. Leximi i Bismil-lahit.

8. Tė thuhet Amin.

9. Tė thuhet “Rabbena lekel-hamd”.

10. Subhanekja, Eudhubil-lahi, Bismil-lahi dhe Amin-i – tė lexohen nė vetvete (pa zė).

11. Tė mirret qėndrim gatitu me rastin e fillimit tė namazit, sidomos tė mos tundet koka.

12. Qė imami me zė ta shqiptojė tekbirin, “semiallahu limen hamideh” dhe selamin.

13. Tė ndahen shputat e kėmbės njėra prej tjetrės nė largėsi prej katėr gishtave.

14. Nė namazin e sabahut dhe tė drekės nė farz tė lexohet pas Fatihas sure mė e gjatė, ndėrsa nė ikindi dhe jaci sure tė mesme, kurse nė aksham sure mė e shkurtė.

15. Sureja mė e gjatė tė lexohet nė rekatin e parė.

16. Shqiptimi i tekbirit nė secilin kalim prej kijamit nė ruku dhe sexhde.

17. Tri herė nė ruku’ tė thuhet “subhane rabbijel-adhim” dhe nė sexhde tri herė “subhane rabbijel-a’la”.

18. Nė ruku’ tė kapet me duar kapaku i gjurit .

19. Nė ruku’ meshkujt pak t’i hapin gishtat e duarve, kurse femrat jo.

20. Tė rrafshohet shpina nė ruku’.

21. Nė rast mosmundėsie (sėmundjeje) tė pėrkulet koka.

22. Tė drejtuarit i qetė, ndėrmjet rukus dhe sexhdes dhe ndėrmjet sexhdeve.

23. Tė lėshohen nė sexhde sė pari gjunjtė, duart e pastaj fytyra dhe renditja e kundėrt bėhet me rastin e ngritjes nga sexhdja.

24. Tė bėhet sexhdja ndėrmjet dy duarve.

25. Burrat t’i ndajnė stomakun nga kofshat dhe bėrrylat e llėrat nga toka me rastin e bėrjes sė sexhdes.

26. Qė gratė t’i mbėshtesin stomakun pėr kofsha nė sexhde.

27. Tė ulurit pak ndėrmjet dy sexhdeve.

28. Tė mbahen duart nė gjunj gjatė uljes ndėrmjet dy sexhdeve.

29. Qė mashkulli ta shtrijė kėmbėn e majtė gjatė uljes nė teshehud; ndėrmjet dy sexhdeve, tė djathtėn e vendos ashtu qė e mbėshtet nė gishta tė kthyer kah kibla.

30. Gruaja ulet nė mėnyrė qė tė dy kėmbėt ēiten nga ana e djathtė.

31. Ngritja e gishtit tregues vetėm te teshehudi – ngritet te la ilahe, kurse gishti lėshohet te il-lallah.

32. Leximi i Fatihas nė rekatin e dytė dhe tė tretė.

33. Leximi i salavateve nė uljen e mesme.

34. Leximi duas kur’anore “Allahumme rabbena atina fiddunja… pas salavatit.

35. Kthimi gjatė selamit nga ana e djathtė pastaj nga e majta.

36. Qė imami ta bėjė nijjet dhėnien e selamit tė gjithėve pas tij, nga njerėzit, engjejt dhe xhinėt.

37. Qė muktedijtė tė bėjnė nijjet kthimin e selamit imamit.

38Kur dikush falet vetėm tė bėjė nijjet dhėnien (selam) vetėm engjejve, sepse nuk ka askė tjetėr.

MEKRUHET E NAMAZIT

SIPAS MEDHHEBIT HANEFIJ

1. Mekruh tahrimen (ēėshtje e qortuar rreptė) ėshtė nėse me qėllim lėshohet ndonjė vaxhib i namazit, si p.sh. leximi i Fatihas, ose leximi i sures pas Fatihas, ose leximi me zė nė namazet ku duhet tė lexohet pa zė (dreka dhe ikindia) ose e kundėrta, nėse lexohet pa zė (akshami, jacia dhe sabahu). Pėr kėto lėshime duhet pėrsėritur namazin, nėse lėshimi ėshtė bėrė me qėllim.

2. Ngritja e duarve para shkuarjes nė ruku dhe pas kthimit nga rukuja.

3. Lėshimi me qėllim i ndonjė sunneti nė namaz, si p.sh. leximi i subhanekes, leximi nė ruku’ i subhane rabbijel-adhim ose i leximit nė sexhde i subhane rabbijel-a’la, ose semiallahu limen hamideh, ose rabbena lekel-hamd. Si dhe lėshimi i kthimit tė gishtave tė duarve dhe tė kėmbėve kah kibla.

4. Leximi i sures mė tė shkurtėr ose i numrit mė tė madh tė ajeteve nė rekatin e dytė nė krahasim me tė parin.

5. Qė dikush t’i caktojė vetes vetėm njė sure dhe atė ta lexojė gjithmonė nė namaz.

6. Leximi i sureve ose ajeteve tė Kur’anit nė anėn e kundėrt tė renditjes qė kanė nė mus’haf. Si p.sh. nė rekatin e parė tė lexohet sureja Ihlas, kurse nė tė dytin Tebbet jeda ebi leheb, etj.

7. Pėrfundimi i leximit tė sures apo i ajetit nė ruku’.

8. Bėrja e lėvizjeve me dorė ēfarė nuk kanė hije nė namaz (abeth), si p.sh. luajtje me rrobat, prekja me dorė nėpėr trup, prekja e mjekrės, vėnia e dorės nė gojė, zėnia e hundės, ose luajtja me kokrra tė tesbihve, ose krisja e gishtave nė namaz.

9. Mekruh ėshtė gruaja ta mbulojė fytyrėn nė namaz (me nikab) sepse fytyra e femrės nuk ėshtė avret.

10. Mekruh ėshtė lidhja e gishtave tė njėrės dorė me gishtat e dorės tjetėr dhe vėnia e duarve nė ije. Kjo e fundit ėshtė e qortuar edhe jashtė namazit.

11. Rregullimi i rrobave nė trup nė namaz apo rregullimi i flokėve.

12. Mbyllja e syve nė namaz.

13. Shikimi rreth e rrotull pa nevojė.

14. Ngritja e shikimit kah qielli.

15. Qėndrimi nė njė kėmbė nė kijam ose ngritja me radhė e kėmbėve, pa nevojė.

16. Falja e namazit duke e duruar nevojėn e madhe ose tė vogėl, ose mbajtja e erėrave nė namaz. Si dhe tė falurit nė prani tė ushqimit tė gatshėm.

17. Pėshtymja nė namaz para vetes ose nė anėn e djathtė – kjo ėshtė e qortuar edhe jashtė namazit.

18. Gogėsimi nė namaz.

19. Mbėshtetja nė duar me rastin e uljes nė namaz.

20. Kthimi i selamit me gjest tė dorės ose kokės, ose nė teshje tė pėrgjigjurit me elhamduli-lah.

21. Leximi i sures nė dy rekatet e fundit tė namazeve farze katėrrekatėshe pas Fatihas.

22. Mbetja pas safit – duke patur vend nė safin mė pėrpara.

23. Mekruh ėshtė qė imami tė falet nė vend mė tė lartė se muktediu.

24. Ngjitja e trupit pėr tokė gjatė sexhdes.

25. Tė falurit me petka tė papėlqyeshme; si petkat e punės, pixhamat nėse falemi nė shtėpi.

26. Tė falurit pa kapuq.

27. Tė falurit me petka ku ka fotografi tė qenieve tė gjalla.

28. Tė falurit nė lokal ku ka statuja ose fotografi.

29. Tė falurit nė vendin ku njerėzit bisedojnė, bėjnė diēka apo flejnė, pėr tė mos dėgjuar falėsi diē qė do ta bėnte tė qeshė.

30. Tė falurit nė drejtim tė zjarrit tė ndezur.

31. Shqiptimi i leximit tė paraparė (tė tekbirit, tahmidit dhe tesmi’it) nė vendin ku nuk ėshtė paraparė pėr tė, p.sh. leximi i tekbirit pėr ruku’ pasi tė bėhet rukuja, ose tė thuhet semiallahu limen hamideh pasi tė jemi drejtuar nė kijam. Sepse sunnet ėshtė qė ky lexim tė bėhet nė fillim tė kalimit prej njė pozite nė tjetrėn.

32. Mos vendosja e perdes (sutra), ai qė falet jashtė (nė fushė).

HADITHE MBI NAMAZIN

1. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Vepra mė tė dashura tek Allahu janė:

Falja e namazit me kohė, bamirėsia ndaj prindėrve, lufta nė rrugėn e Allahut”.(Transmeton Muslimi)

2. “Ēka mendoni (i kishte pyetur Alejhisselami as’habėt), sikur dikush prej jush ta kishte lumin para derės, dhe nė tė, tė lahej pesė herė nė ēdo ditė, a do tė mbetej nė tė papastėrti? Tė pranishmit i pėrgjigjen: “Nuk do tė mbetej, o i Dėrguar i Allahut”. Atėherė Alejhisselami shton: “Ashtu ėshtė edhe me pesė namazet e ditės, Allahu me te ua pastron mėkatet”.(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Ēėshtja e parė pėr tė cilėn njeriu nė Ditėn e gjykimit do tė japė llogari, ėshtė namazi, andaj, nėse namazi ėshtė i mirė, do tė jenė tė mira edhe veprat tjera, e nėse namazi nuk do tė jetė i mirė, nuk do tė jenė tė mira edhe veprat tjera.”(Transmeton Taberani)

FETVAJA E REISUL-ULEMASĖ

Sarajevė,

29, xhumadel-uhra, 1414 h.

13, dhjetor 1993 vit.

بسم الله الرحمن الرحيم

(Bismil-lahi rrahmani rrahim)

Duke patur parasysh faktin historik se muslimanėt nė Bosnje qė nga ardhja e Islamit nė kėto troje janė sunnij tė (shkollės juridike) medhhebit hanefij, tė cilėt pėrkatėsinė e tyre kėtij medhhebi asnjėherė nuk e kanė vėnė nė pyetje, duke ditur pėr dukuritė jo tė rralla tė shmangjes nga medhhebi hanefij nė kryerjen e disa riteve fetare, veēmas nė kohėt e fundit, shkak i sė cilės ėshtė ardhja nė kontakt e muslimanėve tonė me vėllezėrit – pjesėtarė tė medhebeve tjera- si nė vend ashtu edhe nė mėrgatė (muhaxhirlluk), duke ndjekur rregullin e sheriatit se medhhebet e pranuara janė tė barabarta dhe se nuk lejohet qė me vetiniciativė tė pėrzihen dispozitat e tyre nė lėminė e ibadetit dhe mė nė fund, duke u nisur nga dispozitat e vendimit kushtetues tė BI nė RBeH, naibu reisi i Bashkėsisė Islame nė RBeH dr. Mustafa ef. Ceriq lėshon kėtė:

F E T V A

Mbi detyrueshmėrinė e ndjekjes sė dispozitave tė medhhebit hanefij nė mėnyrėn e kryerjes sė riteve fetare nė xhami, mesxhide, teqe dhe nė tė gjitha llojet e tubimeve islame.

1. Muftitė, imamėt, eprorėt e tarikatit dhe tė gjithė nėpunėsit fetarė nė muftini, nė kėshilla, institucione dhe ente tė Bashkėsisė Islame nė vend, nė botėn e jashtme dhe nė mėrgatė janė tė obliguar qė me pėrpikėri t’u pėrmbahen dispozitave tė medhhebit hanefij nė kryerjen e riteve fetare nė xhami, mesxhide, teqe dhe nė tė gjitha llojet e tubimeve islame.

2. Muftitė, imamėt, eprorėt e tarikatit dhe tė gjithė nėpunėsit fetarė janė tė obliguar ta mėsojnė masėn se nuk ėshtė e lejuar qė nė lėminė e ibadatit me vetiniciativė tė pėrzihen dispozitat e medhhebeve tė pranuara, dmth. nė disa raste tė veprohet sipas dispozitave tė njė medhhebi, kurse nė rastet tjera me dispozitat e medhhebit tjetėr.

3. Gjatė hartimit tė teksteve nga lėmia e ibadatit t’i kushtohet kujdes qė mos tė shkilen parimet e medhhebit hanefij.

Reisul-ulema,

Prof. Dr. Mustafa Ceriq.

INDEKSI I SHPREHJEVE

Abdest – pastrim ritual fetar para namazit.

Ahiret – bota e ardhme.

Ahkam – dispozita.

Akideh – besimi islam.

Amin – pranoje o Zot!

Arefat – vend jo larg Mekkes ku kryhet ceremonia e haxhxhit (vukuf).

As’habė – shokė tė Muhammedit a.s.

Bid’at – novatori, risi.

Daif – i dobėt.

Delil – argument, dėshmi.

Dirajet – degė e shkencės sė hadithit, e cila merret me tekstin e hadithit.

Ezan – thirrje pėr namaz

Farz – urdhėr i rreptė i Allahut xh.sh.

Fetva – qėndrimi islam pėr ndonjė ēėshtje.

Fikh – shkenca mbi dispozitat islame.

Gusul – larja e obligueshme islame.

Hafidh – ai qė e di Kur’anin pėrmendsh.

Hajd – cikli mujor te femrat.

Halif – sundimtari islam.

Haram – ndalim kategorik i Allahut xh.sh.

Hedije – dhuratė.

Haxhxh – kushti i pestė i Islamit, vizita e Qabes.

Hukm – dispozitė islame.

Ikamet – lajmėrimi i namazit farz (me fjalė tė ngjashme me ezanin)

Imam – personi qė prinė nė namaz.

Istigfar – kėrkim i faljes pėr mėkate.

Istihsan – kur muxhtehidi pėr tė ardhur deri te pyetja vepron nė kundėrshtim me kijasin.

Ixhma’ – konsenzusi i dijetarėve pėr njė ēėshtje.

Ixhtihad – dhėnia e angazhimit pėr tė ardhur deri te nxjerrja e dispozitės.

Kadi – gjykatės.

Kijas – analogji.

Kiraet – lexim i Kur’anit.

Medhheb – rrugė, drejtim ose metodė.

Mejjit – i vdekur.

Mekruh – e qortuar, e keqe.

Merfu’ – hadithi qė e ka zingjirin e transmetuesve tė pandėrprerė prej transmetuesit deri te Muhammedi a.s.

Mes’ele – pyetje, ēėshtje, dukuri nė tė cilėn duhet dhėnė qėndrimin e sheriatit.

Mesbuk – personi qė vonohet nė ndonjė pjesė tė namazit.

Metn – teksti i hadithit.

Metruk – hadithi i cili lėhet, i parregullt.

Mevdu’ – hadith i rrejshėm.

Mubah – e lejuar.

Mubtedii – novator (personi i cili ēpikė risi nė fe).

Muderris – mėsues.

Mufti – person fetar i cili jep pėrgjigje nė pyetjet dhe problemet e shtruara.

Munker – hadith i rrejshėm, i trilluar.

Musafir – udhėtar.

Mustehab – e mirė, e lavdėruar.

Mustekil – i pavarur.

Mut’a – martesė pėr kohė tė caktuar (e pranuar te shiijtė si legjitime, kurse te sunnijtė e ndaluar).

Mutevatir – transmetimi qė e transmeton numėr mjaft i madh njerėzish dhe nuk ekziston dyshim pėr autentitetin e tij.

Muxhtehid – shkencėtar i cili nxjerr dispozita nė bazė tė Kur’anit, Sunnetit dhe burimeve tjera islame.

Muzdelife – vend ndėrmjet Arefatit dhe Mekkes.

Nafile – namaz vullnetar.

Nifas – periudha te femrat pas lindjes.

Nijjet – qėllimi, vendosja.

Ramazan – muaji i zgjedhur, i bekuar i agjėrimit.

Rivajet – transmetim.

Saff – rresht nė namaz.

Salih – e mirė, e vlefshme.

Selef – i mėparshėm.

Selimeh – e drejt, e shėndoshė.

Sened – zingjir i transmetuesve.

Softa – nxėnės i medresesė.

Sunen – pėrmbledhje e haditheve.

Sunnet – ajo qė ka vepruar Pejgamberi a.s.

Shart – kusht.

Shehid – dėshmor qė ka dhėnė jetėn nė rrugė tė Allahut.

Shejh – udhėheqės, plak, prijės.

Sherh – komentim.

Sheriat – ligji islam.

Tabiīn – gjeneratė qė vjen pas as’habėve.

Tahmid – shqiptimi nė namaz i elhamdu lil-lahi dhe rabbena lekel-hamd.

Talak – shkurorėzim

Ta’lik – hadithet qė gjenden nė pėrmbledhjet e haditheve por qė nuk kanė senedet e tyre.

Tehexhud – namazi vullnetar i natės.

Tejemum – pastrim simbolik fetar.

Tekbir – madhėrim i Allahut me fjalėn Allahu ekber (Allahu ėshtė mė i madhi).

Teravih – namazi nafile qė falet netėve tė ramazanit.

Terxhih – mbizotėrim, epėrsi.

Tesmiī – shqiptim i fjalėve semiallahu limen hamideh.

Thika – i besueshėm, i verifikuar.

Ulema – dijetarėt

Ummet – popull, komb.

Usuli fikh – shkenca mbi metodologjinė e fikhut.

Vaxhib – obligim, detyrė.

Xhem’i – bashkim i namazeve.

Xhema’at – bashkėsi.

Xhenaze – namazi qė i falet personit tė vdekur.

LITERATURA:

1. Fikhul-islamijj ve edil-letuhu, dr. Wehbe Zuhejli, botimi dytė, 1987, Darul-kalem.

2. Ebu Hanifa En-Nu’man, Wehbi Sulejman Gavoxhi, botimi IV, 1987, Darul-kalem.

3. I’lau sunen, Dhafer Ahmed Osmani Et-Tehanevijj, Idaretul-Kur’ani vel-ulumil-islamijje.

4. Mukarenetul-medhahib fil-fikh, Shejh Mahmud Muhammed Sheltut dhe Shejh Muhammed Es-Sajis, 1986, Darul-mearif.

5. El-la medhhebijjetu, dr. Seid Ramadan El-Buti, 1987, Mektebetul-furkan.

6. Tarihul-fikhil-islamijj, dr. Omer Sulejman El-Eshkar.

7. El-Vexhiz fi usuli teshriil-islamijj, dr. Muhammed Husein Hito.

8. Kejfijjetu salatin-nebijji ‘ala dav ixhtihadi medhhebil-hanefijj, Abdul-Wehhab El-Meshedani.

Perktheu: Miftar Ajdini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://prehja.albanianforum.net
Sponsored content





Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Empty
MesazhTitulli: Re: Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3    Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -3
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Medh'hebet-
Kėrce tek: