Vatra e Prehjes Tuaj
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


prehja.net
 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrurimi i librit Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi




Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

Pėrurimi i librit Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė Empty
MesazhTitulli: Pėrurimi i librit Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė   Pėrurimi i librit Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė Icon_minitimeWed May 20, 2015 12:16 pm

Pėrurimi i librit Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė

Deēan, Kosovė
Ditėn e hėnė, mė 4 maj 2015, nė Deēan, nė ora 13-tė, nė sallėn e Asamblesė Komunale nė qendėr tė Deēanit, ėshtė pėruruar libri ,,Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė- Bashkėjetesa Ndėrfetare dhe Kontibuti i Tyre Fetarė ’’, pėrgatitur nga Faton Mehmetaj.
Redaksia:
Prof.Dr. Ing.Angjelin Shtjefni (Kryetar i Shoqatės sė Intelektualėve Katolikė Shqiptarė nė Tiranė.
Baba Mumin Lama, Gjyshata Bektashiane e Kosovės, Gjakovė
Don Lekė Oroshi-S.B.D.
Prof. Dr. Muhamed Mala
Ahmet Qeriqi, shkrimtar
Prof.Dr. Rrahman Paēarrizi
Mr.Sc. Manushe Ramosaj
Bashkim Ēmega, teolog
Mr.Sc. Hajdar Beq
Halit Mehmetaj, SHBA

Lektura dhe pėrkujdesja:
Mr.Sc. Fetnete Ramosaj

Ballina & Dizajni dhe pėrpunimi i fotografisė:
Taulant Mehmetaj

Shtypi: Dukagjini
Botues:
Instituti pėr Studime Gjeopolitike dhe Siguri- Prishtinė, 2015

Libri ka 529 faqe, ku janė pėrfshirė rreth 600 prijės fetarė-shpirtėrorė shqiptarė. Prej prijėsve fetarė nga Gjakova, ndėr tė tjerė, janė: Hafiz Yvejs Efendija, Hasan Efendi Shllaku, Mulla Sadik Brovina, Mulla Tahir ef.Thaēi, Hasan Ef.Dashi, Shejh Shefqeti, Hafiz Fahri ef.Iljazi, Hafiz Murteza Mulla-Aliu, Hafiz Selim Ef.Yvejsi, Baba Qazim Bakalli, Hafiz Ibrahim Fehmiu, Hafiz Ymer Guta, Shejh Haxhi Musaja, Shejh Ademi, familja Dervishdana etj.

Ky libėr pėrmendore pėr Prijės Fetearė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė pėrgatitur nga studiuesi Faton Mehmetaj, nga Pozhari i Deēanit, hynė nė kuadėr tė veprimtarive artistike tė cilat po mbahen nė kuadėr tė festivalit ,,Eshkė e ndezur mbi Shkėlzen ’’, qė i kushtohet rapsodėve Dervish Shaqa e Demush Neziri nėn patronatin e kryetarit tė komunės sė Deēanit z.Rasim Selmanaj , nė sallėn e Asamblesė Komunale nė Deēan ėshtė bėrė promovimi i librit, ku tė pranishėm ishin zyrtarė komunal, prijės fetarė , dashamirė tė librit dhe qytetar tė shumtė, madje edhe nga Gjakova.
Pėrurimi i librit filloi me fjalėn e hapjes nga z.Faik Doda dhe me pėrshėndetje. Mė kėtė rast i pari i komunės z.Rasim Selmanaj, i cili ėshtė poet, shkrimtar, tha se jo rastёsisht libri ,,Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė ’’ fillon me shenjёtorёt e parё iliro-shqiptarё, qё u flijuan pёr tё mirёn e njerёzimit, pёr tё pёrfshirё historinё e civilizimit tonё aq tё begatё pёr 2 mijё vjet me radhё, dhe pёr ta pёrmbyllur me tё jashtёzakonshmen, me historinё e lavdishme tё ditёve tona, me fotografitё e varrezave tё pёrbashkёta tё martirёve nё “Lёndinёn e Pikёllimit” nё Mejё, ku prehen pranё e pranё njёri-tjetrit eshtrat e mbi 400 shqiptarёve, katolikё e myslimanё, tё vrarё gjatё luftёs nga forcat okupuese serbe, mё 27 prill 1999, e qё ёshtё porosia mё domethёnёse: bashkё jetuan, bashkё u flijuan pёr lirinё e atdheut, bashkё janё edhe nё botёn e pёrjetshme. Secila faqe e kёtij libri faktografik ёshtё histori mё vete, me tё cilёn duhet tё krenohemi, duhet tё mburremi, dhe nuk ёshtё e tepёr tё themi se ёshtё libёr i shenjtё, ёshtё edhe Bibёl e Kuran pёr ne shqiptarёt. Ёshtё njё libёr tё cilin duhet ta lexojё secili prej nesh, ёshtё libёr qё duhet ta ketё secila familje shqiptare, ёshtё libёr i cili dinjitetshёm na paraqet para botёs sё qytetёruar, ёshtё libёr tё cilin duhet ta pёrkthejmё edhe nё gjuhё tё huaja dhe ta shpёrndajmё nё mbarё botёn.
Prof. Dr. Muhamet Mala, njёri nga anёtarёt e redaksisё sё kёtij libri e ka vlerėsua lartė librin “Prijёs Fetarё dhe Shpirtёrorё Shqiptarё”, me njė kumtes shkencore.
Po ashtu, edhe Baba Mumin Lama, nga Gjyshata Bektashiane e Kosovės nė Gjakovė, gjithashtu anėtar i redaksisė se librit, kėtė libėr e ka vlerėsuar lartė, siē e vlerėsuan edhe poetėt, shkrimtarėt, Engjėll Berisha dhe Ali Geci.
Mė nė fund, autori i librit Faton Mehmetaj, duke i falėnderuar tė pranishmit pėr pjesėmarrjen dhe ata tė cilėt e kanė ndihmuar nė finalizimin e librit “Prijės Fetar dhe Shpirtёrorё Shqiptar.”, tha se
sado qė tė bėjmė pėr ,,Prijės Fetar dhe Shpirtёrorё Shqiptar...”, ėshtė pak sepse ata punuan mė shumė se 2000 mijė vjet dhe 4 vite tė punės sime janė njė pik ujė nė oqean sepse populli ynė dhe prijėsit fetarė janė vet oqeani.

Shėnime pėr autorin e librit Faton Mehmetaj
Faton Mehmetaj u lind nė vitin 1963 nė njė familje arsimdashėse, nė fshatin Pozhar, Komuna e Deēanit. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Irzniq, shkollėn e mesme, Gjimnazin “Vėllezėrit Frashėri” nė Deēan. Shkollėn e Lartė Pedagogjike, Drejtimi Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Gjakovė, kurse mė vonė kreu Fakulltetin Filologjik-Drejtimi Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Kreu specializimin pasuniversitar pėr Siguri Publike nė Universitetin Amerikan nė Kosovė (AUK). Studimet pasuniversitare master i kreu nė drejtimin Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci nė Universitetin Mbretėror ILIRIA nė Prishtinė. Ėshtė doktorant i Shkencave Politike...
Faton Mehmetaj ėshtė bashkėthemelues, drejtues, bashkėpunėtor i disa gazetave, revistave qė nga viti 1991. Qė nga viti 2003 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Ėshtė autor i kėtyre librave tė botuara.
“Lufta pėr kufijtė e Shqipėrisė Etnike (1941-1945 ”, Gjakovė, 1995
“Hėnė e djegur nė heshtje”, pėrmbledhje me poezi, grup autorėsh, 1995.
“Nėpėr shtigjet e historisė”, album historik, 1997.
“Deēani” (Monografi) nė bashkautorėsi me Fetnete Ramosaj, Deēan, 1997
“Natė Yjendezur- Nga Mbreti Pirro deri te Adem Jashari” (Album), Dukagjin, 2001.
“Ardian Krasniqi “Rexha”- Njė jetė e njė vdekje pėr atdhe,” (Monografi)
“Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare”, Anatema, Prishtinė, 2004.
“Rapsodėt e Heronjve tė UĒK-sė, botoi “Anatema”, Prishtinė, 2006.
“Qel Shabani i Becit- Jeta dhe veprimtaria atdhetare”, botoi “Anatema”, Prishtinė, 2006
“Kosova dhe sfidat e sigurisė”, (artikuj, analiza, vėshtrime), botoi “Anatema”, Prishtinė, 2009.
“Veprimtaria e shėrbimeve sekrete serbe nė Kosovė” (Analiza, fejtone), botoi “Anatema”, Prishtinė, 2009.
“Lufta e shėrbimeve sekrete serbe kundėr Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė”, (analiza, fejtone, botoi Instituti ISGIS, Prishtinė, 2012.
“Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė-Bashkjetesa ndėrfetare dhe kontributi i tyre kombėtar.” Botoi ISGIS, Prishtinė, 2015.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrurimi i librit Prijės Fetarė dhe Shpirtėrorė Shqiptarė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: